Turqi, mbi 117,8 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 të administruara deri më tani

TurqiTurqia ka administruar mbi 117,8 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 që kur nisi fushatën e vaksinimit masiv në janar, treguan shifrat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë së vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, mbi 55,72 milionë njerëz kanë marrë dozën e tyre të parë, ndërsa mbi 49,4 milionë janë vaksinuar tërësisht.

Turqia po administron gjithashtu doza të treta përforcuese të vaksinës kundër COVID-19, dhe deri më tani janë dhënë mbi 11,49 milionë doza të tilla.

Ministria konfirmoi gjithashtu 27.259 infeksione të reja dhe 203 vdekje të lidhura me koronavirusin në 24 orët e fundit, si dhe 27.513 të shëruar.

Vendi ka kryer 358.251 teste të virusit gjatë ditës së kaluar.

Turqia gjithashtu po i vazhdon përpjekjet e saj për të finalizuar testet e vaksinës së saj “Turcovac” të zhvilluar në vend, të cilën presidenti Recep Tayyip Erdoğan është zotuar ta ndajë në mbarë botën pasi të jetë gati.