Turqi, në 13 ditët e fundit 67 persona humbën jetën nga alkooli

Për shkak të kostos së ulët, kontrabanda e pijeve alkoolike prodhon alkool metil në vend të alkoolit etil, që shkakton dëm serioz për shëndetin e njeriut, përfshirë edhe vdekjen

Që nga 9 tetori në Turqi kanë humbur jetën të paktën 67 persona si pasojë e helmimit nga alkooli, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të mbledhura nga AA, në 13 ditët e fundit në Izmir nga helmimi me alkool kanë humbur jetën 27 persona, në Stamboll dhjetë persona, shtatë në Kırıkkale dhe Aydin, gjashtë në Mersin, tre në Kırklareli, dy në Muğla, nga një në Zonguldak dhe Tekirdağ, si dhe një në Trabzon.

Që nga ajo kohë, bastisjet e autoriteteve turk në mbarë vendin kundër prodhuesve janë rritur.

Deri më tani 418 të dyshuar janë ndaluar në operacione, 93 prej të cilëve u është caktuar masa paraburgim.

Sot në rrethin Çukurova të provincës Adana, ekipet e policisë sekuestruan 1.305 litra akool etil dhe materiale të tjera të përdorura për prodhimin e alkoolit.Turqi, në 13 ditët e fundit 67 persona humbën jetën nga alkooli

Po ashtu edhe në rrethin Laçin të provincës Çorum ekipet e xhandarmërisë turke sekuestruan 8.840 litra alkool metil.

Për shkak të kostos së ulët, kontrabanda e pijeve alkoolike prodhon alkool metil në vend të alkoolit etil, që shkakton dëm serioz për shëndetin e njeriut, përfshirë edhe vdekjen.

Në pijet alkoolike të prodhuara në mënyrë të paligjshme shpesh shtohet edhe metanol, e cila mund të shkaktojë verbëri të përhershme, shqetësime metabolike, si dhe vdekje.