Turqi, punonjësit e arsimit fillojnë të marrin dozën e parë të vaksinës COVID-19

Ministri Selçuk pranoi dozën e parë të vaksinës në një shkollë fillore në rrethin Sungurlu të qytetit Çorum, pas çka tha se, "Mësuesit mund të vaksinohen sot këtu, por më vonë ata do të vaksinohen në institucionet shëndetësore"

Turqia ka filluar me vaksinimin e mësuesve kundër koronavirusit të ri (COVID-19) me ministrin e Arsimit, Ziya Selçuk, që mori dozën e parë në një provincë veriore të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri Selçuk pranoi dozën e parë të vaksinës në një shkollë fillore në rrethin Sungurlu të qytetit Çorum, pas çka tha se, “Mësuesit mund të vaksinohet sot këtu, por më vonë ata do të vaksinohen në institucionet shëndetësore”.

Ai njoftoi se një listë me 1,25 milion punonjës të arsimit u dorëzua në Ministrinë e Shëndetësisë dhe shtoi se ata mund të njoftohen lidhur me radhën e tyre dhe të caktojnë takim përmes aplikacionit celular e-Nabiz.

Më 14 janar, Turqia filloi një fushatë masive të vaksinimit kundër koronavirusit, duke filluar me punonjësit e kujdesit shëndetësor së bashku me zyrtarë të lartë për të inkurajuar besimin e publikut te vaksinat.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, Turqia ka administruar mbi 7,6 milionë doza të vaksinës që nga fillimi i vaksinimit. Mbi 6,32 persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës, ndërsa rreth 1.25 milionë morën të dy dozat e nevojshme të vaksinës.

Doza e dytë e vaksinës administrohet 28 ditë më vonë dhe ata që janë shëruar nga COVID-19 do të vaksinohen gjashtë muaj pas shërimit të tyre.