Turqi, roja bregdetare shpëton 232 azilkërkues

Azilkërkuesit ishin në një varkë druri dhe në një traget, pasi u kthyen nga Gadishulli Bozburun në brigjet jugperëndimore të Turqisë...

Roja Bregdetare e Turqisë ka shpërtuar 232 azilkërkues, të cilët u kthyen prapa nga autoritetet bregdetare greke në ujërat territoriale turke në brigjet e Egjeut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Roja bregdetare u dërgua në zonë pasi 87 azilkërkues kërkuan ndihmë për shpëtim në brigjet e rrethit Datça në provincën jugperëndimore të Turqisë, Muğla.

Azilkërkuesit ishin në një varkë druri dhe në një traget, pasi u kthyen nga Gadishulli Bozburun në brigjet jugperëndimore të Turqisë.

Ata u zhvendosën në varkën e rojes bregdetare ndërsa pasi arritën në breg u transferuan në zyrën provinciale të migracionit.

Roja bregdetare turke po ashtu shpëtoi 41 persona të tjerë, të cilët u kthyen prapa në brigjet e rrethin Karaburun në provincën turke Izmir nga Garda bregdetare greke.

Në një operacion tjetër, 25 azilkërkues u ndaluan në rrethim Çeşme të provincës së Izmirit.

Azilkërkuesit të cilët u zbuluan në brigjet Karaabdullah u dërguan në Departmentin rajonal të imigacionit.

Rojet bregdetare shpëtuan 79 azilkërkues në dy gomone që u nisën në brigjet Ayvacık në Çanakkale që synonin të arrijnë në ishullin grek Lesbos.

Turqia ka qenë një pikë kryesore tranziti për azilkërkuesit që duan të kalojnë në Evropë për të filluar një jetë të re, veçanërisht për ata që ikin nga lufta dhe persekutimi.

Në fillim të këtij viti, Turqia hapi portat e saj për migrantët e parregullt, duke akuzuar Bashkimin Evropian (BE) se ka dështuar të mbajë premtimet nën marrëveshjen e vitit 2016 mbi migrantët.

Turqia strehon pothuajse 4 milionë sirianë, më shumë se çdo vend tjetër në botë.Turqi, roja bregdetare shpëton 232 azilkërkues