Turqi, shkalla e papunësisë në shkurt ishte 13,4 për qind

Sipas ndryshimeve, statistikat e forcës së punës u zhvendosën nga mesataret lëvizëse tremujore në vlerësime të pavarura mujore

Shkalla e papunësisë në Turqi ishte 13,4 për qind në shkurt, me rritje prej 0,7 pikë përqindjeje nga muaji i kaluar, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Turk i Statistikave (TurkStat), transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i personave të papunë të moshës 15-vjeç e lart u rrit me 250.000 në 4,2 milionë në shkurt krahasuar me janarin, thuhet në deklaratën e TurkStat.

Që nga janari, instituti bëri ndryshime në sondazhin e fuqisë punëtore të familjes në përputhje me Organizatën Ndërkombëtare të Punës (ILO) dhe normat e BE-së.

Sipas ndryshimeve, statistikat e forcës së punës u zhvendosën nga mesataret lëvizëse tremujore në vlerësime të pavarura mujore.

Shkalla e punësimit gjithashtu regjistroi një rënie të lehtë me 0,1 pikë përqindjeje nga muaji në muaj në 43,4 për qind, ose 27,5 milionë njerëz.

Pjesëmarrja në forcën e punës arriti 50,1 për qind në shkurt, me 0,3 pikë përqindjeje krahasuar me muajin e kaluar.

Mbi 31,7 milionë njerëz marrin pjesë në fuqinë punëtore të vendit, me një rritje prej 226.000 në shkurt krahasuar me muajin e mëparshëm, shtoi TurkStat.

Shkalla e papunësisë së të rinjve në grupmoshën 15-24-vjeç ishte 26,9 për qind në shkurt, duke paraqitur një rritje prej 0,4 pikë përqindjeje ndër muaj.

“Shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore të kësaj grupmoshe ishte 38,5 për qind me ulje prej 0,1 pikë përqindje krahasuar me muajin e kaluar”, sipas raportit.

Në bazë të shpërndarjes së punësimit sipas sektorëve, 55,8 për qind ishin shërbime, ndjekur nga industria me 20,8 për qind, bujqësia me 17,4 për qind dhe ndërtimi me 6 për qind.

Raporti thekson se numri i grave pjesëmarrëse në fuqinë punëtore ishte rritur 0,4 pikë përqindje nga muaji i kaluar në 31,6 për qind.

Ndërkohë, në shkurt, shkalla e punësimit të paregjistruar, e cila tregon pjesën e punësimit jo të lidhur me Institucionin e Sigurimeve Shoqërore të vendit në punësimin total, ishte 27,4 për qind me një rënie prej 2,8 pikë përqindje krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë.

Shkalla e punësimit të paregjistruar në sektorin jobujqësor ishte 16,7 për qind.