Turqi, shkon në mbi 40 milionë numri i të vaksinuarve me të paktën një dozë

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, njoftoi se numri i të vaksinuarve me të paktën një dozë kundër koronavirusit të ri (COVID-19) ka shkuar në mbi 40 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Numri i të vaksinuarve me të paktën një dozë ka tejkaluar shifrën 40 milionë”, shkroi Koca nga rrjeti social.