Turqi, të ardhurat nga turizmi në tremujorin e dytë shënojnë rritje mbi 22 për qind

Të ardhurat e turizmit të Turqisë arritën gati 3 miliardë dollarë në tremujorin e dytë të këtij viti, njoftoi sot autoriteti statistikor i vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Shifrat janë në rritje thuajse 22,5 për qind nga tremujori i mëparshëm, theksoi Instituti Statistikor Turk (TurkStat).

Këtë prill-qershor, 73,1 për qind e të ardhurave, pa përfshirë GSM shpenzimet e shërbimit roaming dhe shërbimit të marinës, erdhën nga vizitorët e huaj, ndërsa pjesa tjetër ishte nga qytetarët që banonin jashtë vendit.

Shpenzimet mesatare të vizitorëve në periudhën tre mujore ishin 739 dollarë për frymë.

“Në këtë tremujor, derisa shpenzimet mesatare për një natë të të huajve që qëndruan ishin 64 dollarë, shpenzimet mesatare për një natë të qytetarëve turq që banonin jashtë vendit ishin 44 dollarë”, thuhet më tej.

Vendi ka tërhequr mbi 4 milionë vizitorë në prill-qershor, me 56,4 për qind në baza tremujore.

“Derisa 77,3 për qind e vizitorëve ishin të huaj me 3,1 milionë persona, 22,7 për qind e tyre ishin shtetas turq që banonin jashtë vendit, me mbi 921.000 persona”, theksohet në deklaratë.​​​​​​​