“Turqia asgjësoi afro 13 mijë terroristë nga viti 2015”

Presidenti turk tha se që nga korriku 2015, numri i trupave të sigurisë të rënë dëshmorë në operacionet e kryera brenda dhe jashtë territoreve të Turqisë është 1.259

Turqia ka asgjësuar mbi 12.900 terroristë brenda dhe jashtë territoreve të vendit që nga nisja e operacioneve antiterroriste në korrik të vitit 2015, tha presidenti i vendit, Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

“Më shumë se 12.900 terroristë, duke përfshirë 6.000 në vend dhe 6.900 jashtë, janë asgjësuar”, tha Erdoğan pas një takimi të Kabinetit në kompleksin presidencial.

Ai nënvizoi se Turqia, për pesë vitet e fundit, ka eliminuar një numër të konsiderueshëm terroristësh të lartë që grupi terrorist PKK i ka grumbulluar për vite me radhë.

Erdoğan tha se që nga korriku 2015, numri i trupave të sigurisë të rënë dëshmorë në operacionet e kryera brenda dhe jashtë territoreve të Turqisë është 1.259, duke përfshirë 401 ushtarë, 443 pjesëtarë të xhandarmërisë, 299 oficerë policie dhe 116 roje sigurie.

“Turqia nuk ka derdhur kurrë gjak të asnjë të pafajshmi, nuk ka njollë kolonizimi të asnjë rajoni ose shoqërie të vetme në të kaluarën dhe nuk do ta ketë në të ardhmen”, tha presidenti turk.

Në fushatën e saj më shumë se 30-vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.