Turqia dërgon vaksina kundër COVID-19 për Libinë

"Avioni i Forcave tona Ajrore që do të dërgojë në Libi vaksinat kundër COVID-19 të përgatitura me udhëzimin e presidentit Recep Tayyip Erdoğan, u nis pas përfundimit të përgatitjeve nga aeroporti Etimesgut në Ankara"

Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se nga Ankaraja është nisur avioni që transporton vaksina kundër koronavirusit të ri (COVID-19) për Libinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Avioni i Forcave tona Ajrore që do të dërgojë në Libi vaksinat kundër COVID-19 të përgatitura me udhëzimin e presidentit Recep Tayyip Erdoğan, u nis pas përfundimit të përgatitjeve nga aeroporti Etimesgut në Ankara”, thuhet në një deklaratë nga ministria.