Turqia dhe Irani operacion të përbashkët kundër PKK-së

"Ne filluam operacionin e përbashkët me Iranin kundër PKK-së në kufirin lindor në orën 08:00 sipas kohës lokale”, tha ministri i Brendshëm Süleyman Soylu

Turqia ka nisur një operacion të përbashkët me Iranin kundër grupit terrorist PKK në kufirin lindor, tha sot ministri i Brendshëm turk, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne filluam operacionin e përbashkët me Iranin kundër PKK-së në kufirin lindor në orën 08:00 sipas kohës lokale”, tha Süleyman Soylu në qytetin mesdhetar të Antalyas.

Të paktën 49 persona kanë humbur jetën nga një sulm terrorist ndaj dy xhamive në qytetin Christchurch në Zelandë të Re. Sulmi është kryer ndaj xhamisë Noor në Hagley Park dhe xhaminë në Lindwood gjatë kohës së faljes së namazit të xhumasë. ( Diederik van Heyningen – Anadolu Agency )

“Do të njoftojmë përfundimin e operacionit më vonë. Ne do të eliminojmë terroristët e PKK-së”, shtoi Soylu.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 personave, duke përfshirë gra dhe fëmijë.