Forcat turke dhe ruse realizuan patrullimin e 16-të të përbashkët tokësor në autostradën M4 në Idlib të Sirisë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes së Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Në kuadër të marrëveshjes mes Turqisë dhe Federatës Ruse, në autostradën M4 në Idlib me pjesëmarrjen e elementeve tokësore dhe ajrore u zhvillua patrullimi i 16-të i përbashkët tokësor turko-rus”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes.
Turqia dhe Rusia ranë dakord për një protokoll i cili kërkon nga palët të “ndalojnë të gjitha veprimet ushtarake përgjatë vijës së kontaktit në zonën e deeskalimit të Idlib duke filluar nga 6 marsi i vitit 2020”.
Patrullimi i parë ndodhi më 15 mars.



