Turqia do të lançojë platformë për të frenuar dezinformimin në rrjetet sociale

Drejtori i Komunikimit Fahrettin Altun në Twitter u shpreh se platforma është krijuar për të përmbushur nevojën për të mësuar nëse lajmet dhe informacionet e shpërndara në rrjetet sociale janë të vërteta

Drejtoria e Komunikimit e Turqisë ka përgatitur një platformë të re për të kontrolluar faktet, në luftën kundër lajmeve të rreme në rrjetet sociale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtoria do të kontrollojë saktësinë e lajmeve dhe informacionit të përhapur në rrjetet sociale përmes kësaj platforme. Do të jetë në dispozicion për sistemet IOS dhe Android.

Drejtori i Komunikimit Fahrettin Altun në Twitter u shpreh se platforma është krijuar për të përmbushur nevojën për të mësuar nëse lajmet dhe informacionet e shpërndara në rrjetet sociale janë të vërteta.

Platforma aktualisht është duke u testuar, tha Altun, duke shtuar: “Kjo platformë, e cila do të vihet në shërbim shumë, shumë shpejt, do të jetë një nga mjetet tona të fuqishme në luftën për të vërtetën”.