Turqia do të lançojë satelitin 5A në fillim të javës së ardhshme

Pas satelitit Turksat 5A, vendi do të lançojë gjithashtu një satelit tjetër komunikimi, Turksat 5B, në qershor, njoftoi ministri Adil Karaismailoğlu

Turqia planifikon të lançojë satelitin e saj të komunikimit 5A natën midis të hënës dhe të martës javën e ardhshme, njoftoi ministri i Transportit dhe Infrastrukturës i vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pas satelitit Turksat 5A, vendi do të lançojë gjithashtu një satelit tjetër komunikimi, Turksat 5B, në qershor, njoftoi ministri Adil Karaismailoğlu në një fjalim në provincën Ordu.

Turqia nënshkroi marrëveshje me Airbus në vitin 2017 për prodhimin e orbiterëve Turksat 5A dhe 5B. Vendi po punon gjithashtu për Turksat 6A, i cili do të prodhohet me mundësi vendase.

Sateliti do të lëshohet nga kompania me bazë në SHBA SpaceX me një raketë Falcon 9 nga Florida, sipas faqes së internetit të kompanisë private të raketave.

Lançimi ishte planifikuar për 30 nëntor, por ishte shtyrë.

“Ndërtuar nga Airbus Defense dhe Space me kontribute të konsiderueshme turke, sateliti turk 5A do të sigurojë shërbime të transmetimit televiziv Ku-band në Turqi, Lindjen e Mesme, Evropë dhe Afrikë”, thuhet në faqen e internetit të SpaceX.