Turqia filloi në Shqipëri projektin humanitar “Ramazan 2020”

Edhe pse në kushtet e një situate të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë, e cila po trondit të gjithë botën, shoqata “Istanbul” ka nisur shpërndarjen e pakove ushqimore për muajit e shenjtë të Ramazanit.

Turqia filloi në Shqipëri projektin humanitar “Ramazan 2020”

Edhe pse në kushtet e një situatë të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë, e cila po trondit të gjithë botën, shoqata “Istanbul” ka nisur  shpërndarjen e 600 pakove ushqimore për muajin e shenjtë të Ramazanit.

Situata e pandemisë nuk i ka penguar vullnetarët dhe punonjësit e shoqatës “Istanbul” t’u gjenden pranë atyre që kanë më shumë nevojë në këto ditë  të vështira. Shpërndarja po bëhet nën kujdesin e veçantë të kryetarit të shoqatës, Ridvan Seferaj, duke respektuar masat e sigurisë ndaj Covid-19.Image may contain: people standing, plant and outdoor

Shpërndarja e ndihmave ushqimore për muajin e Ramazanit, është  projekt i përvitshëm, i cili zbatohet gjatë këtij muaji të bekuar për të gjithë myslimanët. Këtë vit shpërndarja po bëhet në prag të Ramazanit, me qëllim që t’u vihet në ndihmë edhe kategorive në nevojë, të cilat po vuajnë pasojat e pandemisë së shkaktuar nga Covid-19.

Ndihmat mundësohen falë kontributit të fondacionit “Aziz Mahmud Hudayi”, në Turqi dhe mbështetjes së vazhdueshme të bamirësit dhe dijetarit të mirënjohur, Osman Nuri Topbaş.

Përfituan nga ky projekt, 600  familjarë dhe individë në nevojë të Qarkut Shkodër, në rrethet Shkodër, Pukë, Malësi e Madhe, si dhe disa familje në rrethin e Mamurrasit, të prekura nga tërmeti i nëntorit 2019.

Duke përcjellë edhe një mesazh në kuadër të këtij projekti, kryetari i shoqatës z. Seferaj shprehet se kontributi dhe shërbimi ndaj shtresave në nevojë duhet të vazhdojë pavarësisht situatës që po kalojmë, duke theksuar se: “Për momentin na duhet të respektojmë normat e distancimit fizik, por kurrë nuk duhet të distancohemi nga humanizmi dhe bamirësia”.

Ndihmuan për realizimin e shpërndarjes në përputhje me masat e sigurisë ndaj Covid-19, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe strukturat e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

-ALSAR në bashkëpunim me institucione dhe donatorë nga Turqia realizuan kontingjente të tjera me ndihma

Në vijimësi të fushatës “Ditët e Solidaritetit” në ndihmë të shtresave sociale në nevojë, Fondacioni “ALSAR” ka realizuar në bashkëpunim me institucionin e bashkisë së qytetit të Maliqit projektin e shpërndarjes së kontingjentit të VII-të të ndihmave humanitare për 150 familje të këtij qyteti, duke u përpjekur kështu për të trokitur në dyert e shtëpive të tyre, qoftë edhe në një distancë të largët gjeografike, me mesazhin e solidaritetit human për të kontribuar sadopak në lehtësimin e vështirësive të tyre ekonomike, në këtë situatë të vështirë të krijuar për shkak të epidemisë COVID-19.

Fondacioni ALSAR shpreh mirënjohjen ndaj donatorëve të këtij projekti, organizatës ATIB me qendër në Gjermani që kontribuoi me dhurimin e 100 pakove si dhe bamirësit të nderuar nga qyteti i Afyonit në Turqi, Haydar Kaya që kontribuoi me dhurimin e 50 pakove.

Po ashtu në kudër të fushatës “Ditët e Solidaritetit” në ndihmë të shtresave sociale në nevojë, Fondacioni “ALSAR”, ka zhvilluar në bashkëpunim me bashkinë e qytetit të Gramshit, projektin e shpërndarjes së kontingjentit tjetër të ndihmave humanitare për 200 familje të këtij qyteti.