Turqia inauguroi Digën Ilısu

Presidenti Erdoğan tha se Turqia ka ndërtuar 585 diga të reja që nga viti 2002, duke theksuar revolucionin e vendit në energjinë e rinovueshme

Turqia ka vënë në funksion turbinën e parë të hidrocentralit në Digën Ilısu në lumin Tigris në provincën juglindore Mardin, raporton Anadolu Agency (AA).

“Era e paqes, vëllazërimit dhe prosperitetit që do të fryjë nga Diga Ilısu do të ndjehet në këto troje me shekuj”, tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, përmes ceremonisë së zhvilluar me video-lidhje.

Presidenti Erdoğan gjithashtu tha se Turqia ka ndërtuar 585 diga të reja që nga viti 2002, duke theksuar revolucionin e vendit në energjinë e rinovueshme.

Diga e re pritet të kontribuojë 2,8 miliardë lira turke (mbi 413 milionë dollarë) në ekonominë turke, tha Erdoğan.

“Duke shkarkuar ujin e mbledhur këtu te Diga Cizre, të cilën së shpejti do ta ndërtojmë, ne do të gjenerojmë energji prej 1,1 miliardë kilovat në orë dhe do të ujisim 765 mijë dekarë tokë”, shtoi ai.