“Turqia ka ndihmuar 80 vende në luftën kundër koronavirusit”

"Deri më tani kemi pasur mundësinë të ndihmojmë 80 vende që na kanë kërkuar ndihmë", tha zëvendës-presidenti Oktay

Turqia ka dërguar ndihmë mjekësore në 80 vende për të luftuar koronavirusin e ri (COVID-19), tha të enjten zëvendës-presidenti i vendit, Fuat Oktay, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Deri më tani kemi pasur mundësinë të ndihmojmë 80 vende që na kanë kërkuar ndihmë”, tha Oktay në një intervistë për kanalin online Yozgat Camlik TV.

Kërkesa kryesore nga këto vende ishte maska për fytyrën, doreza dhe respiratorët, tha Oktay.

Ai tha se dy të tretat e vendeve në botë ose afër 70 për qind kërkuan ndihmë nga Turqia.

Turqia aktualisht ka 144.749 raste të konfirmuara të koronavirusit me 4.007 të vdekur.

Pas shfaqjes në Wuhan, Kinë, dhjetorin e kaluar, COVID-19 është përhapur në të paktën 188 vende dhe rajone, ku Evropa dhe SHBA tani janë më të goditurat.

Pandemia ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 302,000 njerëzve në të gjithë botën me më shumë se 4.4 milionë raste të konfirmuara, ndërsa rikuperimet kanë tejkaluar 1.58 milion, sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins në SHBA.