Turqia lëshon Navtex të ri për anijen “Oruç Reis”

Turqia ka shpallur një NAVTEX (alarm lundrimi – NAVigational TEleX) të ri në Mesdheun Lindor për anijen e kërkimeve sizmike “Oruç Reis”.

Turqia ka shpallur një NAVTEX (alarm lundrimi – NAVigational TEleX) të ri në Mesdheun Lindor për anijen e kërkimeve sizmike “Oruç Reis”.

Duke filluar nga data 12 tetor anija “Oruç Reis” do t’i kryejë punimet eksploruese në zonën e shpallur në jug të ishullit Meis (Kastellorizo) deri në orën 21.00 (me orën e Turqisë) të datës 22 tetor.

Sipas Navtex-it të ri anija e kërkimeve sizmike “Oruç Reis” aktivitetin sizmik në Mesdheun Lindor do ta realizojë bashkë me anijet e tjera turke “Ataman” dhe “Cengizhan”. Sot në mëngjes anija u nis nga porti i Atanlies, ku kishte ardhur pak kohë më parë për furnizim dhe kryer shërbimet e nevojshme. Pastaj afër gjirit të Antalies ishin kryer testet e pajisjeve dhe aparateve të anijes.

Anija e kërkimeve sizmike “Oruç Reis” ka kapacitet të bëjë çdo lloj kërkimi gjeologjik, gjeofizik, hidrografik, oqeanografik dhe sidomos kërkime në platformën kontinentale dhe për hidrokarbure. Anija ka një gjatësi prej 87 metra dhe gjerësi 23 metra dhe 90% e saj është ndërtuar me projektim, punë dhe integrim vendor.

“Oruç Reis” është ndër anijet e rralla në botë të kompletuara me të gjitha pajisjet dhe aparaturat e nevojshme, e aftë të bëjë kërkime gjeofizike, graviteti dhe magnetike dy e tredimensionale. Anija mund të realizojë operacione sizmike tredimensionale deri në 8.000 metra thellësi dhe operacione dydimensionale deri në 15.000 metra thellësi.