Turqia lëshon urdhër arresti për 24 të dyshuar të FETO-s

Të dyshuarit akuzohen për lidhje me organizatën terroriste FETO, grupi i cili qëndron pas grusht shtetit të mposhtur të vitit 2016

Autoritetet turke lëshuan urdhër për arrestimin e 24 të dyshuarve për lidhjet e tyre të pretenduara me organizatën terroriste FETO, grupi që qëndron pas grushtit të shtetit të mposhtur të vitit 2016, njoftuan burimet e sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Urdhër arrestet për të dyshuarit për të cilët u zbulua se përdornin aplikacionin e mesazheve të koduara ByLock, mënyrës së komunikimit brenda grupit terrorist dhe kanë kontaktuar bashkëpunëtorët e terrorizmit përmes kabinave të telefonit, u lëshuan në provincën jugore Adana pasi prokurorët kërkuan arrestimin e tyre si pjesë e hetimit ndaj FETO-s.

Ekipet kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar në orët e hershme të mëngjesit kryen bastisje të njëkohshme në adresat e përcaktuara më parë në provincat Adana, Karaman, Ankara, Yozgat, Mersin, Kocaeli dhe Stamboll, tha burimi i cili kërkoi të mbetet anonim për shkak të kufizimeve për t’u prononcuar për mediat.

Disa të dyshuar, përfshirë ish-oficerët e policisë të larguar nga detyra, si dhe infermierë në detyrë aktive u arrestuan në bastisje.

Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Fetullah Gulen, orkestruan grusht shtetin e mposhtur të 15 korrikut 2016, në të cilin ranë 251 dëshmorë dhe afro 2.200 të tjerë u plagosën.

FETO qëndron pas një fushate të gjatë për rrëzimin e shtetit përmes infiltrimit të ithtarëve të saj në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.