Turqia me masa të reja gjatë muajit të Ramazanit

Gjatë këtij muaji do të vazhdohet të zbatohet vendimi i kufizimit të lëvizjeve për personat fizik, por jo edhe për bizneset.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka pasur një takim me anëtarët e kabinetit qeveritar teksa ka folur rreth numrit të të infektuarve me coronavirus gjersa janë zbuluar masat që do të merren në ditët në vijim.

Kufizimet e shtetrrethimit në Turqi gjatë gjithë mbrëmjes, gjegjësisht nuk lejohet lëvizja nga ora 21:00 deri në 5:00 të mëngjesit.

Qeveria turke ka zbardhur edhe masat që do të zbatohen gjatë muajit të shenjtë të myslimanëve, Ramazan, raporton aa.

Gjatë këtij muaji do të vazhdohet të zbatohet vendimi i kufizimit të lëvizjeve për personat fizik, por jo edhe për bizneset.

Biznese të tilla si restorantet dhe kafenetë do të jenë në gjendje të ofrojnë shërbime në shtëpi (delivery) gjatë muajit të Ramazanit gjersa ngjarje të tilla, si iftare dhe syfyre masive nuk do të mbahen.

Ndryshe, Ramazani këtë vit do të fillojë më 13 prill dhe do të mbarojë më 12 maj.