Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) me operacionet “Kthetra” që vazhdojnë në veri të Irakut kanë neutralizuar deri më tani 320 terroristë të PKK-së, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Ministria turke e Mbrojtjes thuhet se kanë përfunduar aktivitetet e kërkim-kontrollit në operacionin “Kthetra-Tigër” në veri të Irakut.
TSK ka neutralizuar 320 terroristë të PKK-së me operacionet “Kthetra” që kanë filluar më 16 qershor në rajonin Haftanin dhe të cilat vazhdojnë me sukses ashtu sikurse janë planifikuar.![]()
Më tej thuhet se heronjtë komando kanë bërë që organziata terroriste PKK të pësojë humbje të mëdha me operacionet e kryera nga ajri dhe toka. Gjithashtu komandot kanë kryer edhe aktivitete intensive të kërkim-kontrollit në rajonin e operacionit.
Komandot të cilët kanë hyrë në çdo bunker, strehimore dhe shpellë të organizatës terroriste kanë përfunduar me sukses aktivitetet e kërkim-kontrollit në të gjithë rajonin e operacionit. Në kuadër të kësaj në rajonin Haftanin janë shkatërruar një nga një 269 strehimore dhe 53 shpella si dhe armët dhe municionet e konfiskuara.
Gjatë operacioneve të kërkim-kontrollit në rajon janë shkatërruar pas konfiskimit 265 shpërthyes artizanal (EYP), 11 mina, 10 raketahedhëse RPG-7, 125 bomba dore, një dron, 26 armë të rënda, 4 murtaja, 143 armë të lehta, 27.693 municione të armëve, 22.331 municione të armëve të rënda, 8 raketa anti-tank AT-4, 244 predha topi/murtaje, 238 municione për raketahedhës, 4 veshje për t’u fsheshur nga kamerat termale, 6 radio marrëse dhe shumë pajisje të tjera jetësore.



