Turqia mori pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Bashkëkohor

Drejtoria e Teatrove Shtetërore të Turqisë mori pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Bashkëkohor “Skampa 2020”, që u zhvillua në qytetin e Elbasanit, me shfaqjen e veprës vendore teatrale “Libraria e Pafundësisë” (Sonsuzluk Kitabevi).

Drejtoria e Teatrove Shtetërore të Turqisë mori pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Bashkëkohor “Skampa 2020”, që u zhvillua në qytetin e Elbasanit, me shfaqjen e veprës vendore teatrale “Libraria e Pafundësisë” (Sonsuzluk Kitabevi).

E shkruar nga Sabahattin Kudret Aksal dhe me regji nga Drejtori i Përgjithshëm i Teatrove Shtetërore të Turqisë, Mustafa Kurt, “Libraria e Pafundësisë” u shfaq për artdashësit në hyrjen kryesore të Kalasë së Elbasanit, edhe me titra shqip.
Përveç artdashësve të shumtë, të pranishëm ishin edhe zv.ambasadorja e Turqisë në Tiranë, Orkide Deniz Akyamaç, Drejtori i Përgjithshëm i Teatrove Shtetërore të Turqisë, Mustafa Kurt, kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, artistë dhe përfaqësues të institucioneve vendore të Elbasanit.
“Libraria e Pafundësisë” tregon historinë e një njeriu që dëshiron t’u dërgojë veprat e shkrimtarëve që kanë shkruar vepra të pavdekshme të gjithë të njohurve të tij, gruas së tij, miqve dhe njerëzve, duke synuar të bëhet i pavdekshëm me vepra të pavdekshme.
Në rolet kryesore në shfaqjen që realizoi Teatri Shtetëror i Ankarasë janë Özgür Deniz Kaya, Orida Yıldıran dhe Gizem Yönel.
Pas përfundimit të shfaqjes, Drejtori i Përgjithshëm i Teatrove Shtetërore të Turqisë, Kurt, në një deklaratë për mediet tha se kanë pasur një bashkëpunim edhe të mëparshëm më këtë festival, pasi kanë marrë pjesë edhe në edicionin e dytë të tij.
“…Jemi shumë, shumë të nderuar, shumë të kënaqur që kemi ardhur. Përshtypjet më të mira kemi për Elbasanin. Kemi pasur një bashkëpunim të mëparshëm. Ne kemi marrë pjesë në edicionin e dytë të këtij festivali, i cili është një festival që ka më shumë se 20 vjet në vazhdimësinë e tij. Nga ana tjetër, ne kemi disa festivale ndërkombëtare që organizojmë si Drejtoria e Teatrove Shtetërore të Turqisë, një nga ata është i Bursës. Shpresoj një bashkëpunim akoma më i thellë dhe më i vrullshëm do të jetë…”, u shpreh Kurt.
Ndërkohë, kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, në deklaratën për mediet tha se kanë pasur bashkëpunim shumë të mirë me disa bashki të Turqisë, gjithashtu sipas tij, edhe me tetarin kombëtar turk.
“Është një eveniment për qytetin e Elbasanit, por edhe kam idenë për Shqipërinë e Mesme, pasi pas pandemisë dhe pas mbylljes, këto janë aktivitetet e para të mëdha ndërkombëtare që po bëhen në Shqipëri. Kuptohet, jemi përpjekur në maksimum në kushtet e pandemisë të ruajmë distancën. Është një gjë shumë e mirë për qytetin, për ta rikthyer jetën kulturore, për të rikthyer jetën artistike”, tha Llatja duke folur për festivalin.
Vlen të përmendim se, themeluesi i festivalit dhe njëkohësisht drejtori artistik i tij është regjisori shqiptar Adonis Filipi, që është edhe organizatori, ndërsa festivali mbështetet nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë dhe Bashkia Elbasan.
Në festivalin që u zhvillua nga 29 shtator-4 tetor morën pjesë 10 trupa teatrale shqiptare dhe të huaja, përfshirë edhe nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Nga ana tjetër, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yoruk priti në një takim në rezidencën e tij, Mustafa Kurt dhe anëtarë të vlefshëm të Teatrit Shtetëror të Ankarasë që erdhën në Shqipëri për të performuar lojën e quajtur “Libraria e Pafundësisë”.