“Turqia mund të bëhet qendra e furnizimit për Evropën pas COVID-19”

Në epokën pas pandemisë, Turqia mund të bëhet qendra e furnizimit për Evropën dhe se Kina, Lindja e Largët dhe India do të preferohen më pak, tha një zyrtar i lartë nga gjiganti i auditimit dhe konsulencës Ernst&Young.

“Epidemia tregoi se sa e rëndësishme është industria e logjistikës dhe zinxhirët e furnizimit që tregtia, industritë dhe jeta e qytetit të vazhdojë”, deklaroi për Anadolu Agency (AA), udhëheqësi i Këshillimit të Zinxhirit të Furnizimit, Arda Karaçelebi.

Koronavirusi i ri (COVID-19), i cili fillimisht u shfaq në Kinë dhjetorin e kaluar, shkaktoi izolimin e disa vendeve, tha ai, por shkaktoi një efekt domino pasi shkëputja e zinxhirit të furnizimit do të rrënonte tërë zinxhirin.

“Shkathtësia ishte ajo që fitoi më së paku rëndësinë në fillim, por virusi tregoi se mungesa e shkathtësisë mund të dëmtonte ekonominë në mënyrë të paparashikueshme”, nënvizoi Karaçelebi.

Ai tha se rrjetet lokale dhe burimet alternative ngritën fleksibilitetin dhe rezistencën e zinxhirit të furnizimit.

Prandaj, strategjitë e furnizimit do të ndryshojnë dhe do të preferohen rrjetet më të afërta, shtoi ai.

“Kina ishte një furnizues shumë i suksesshëm dhe i besueshëm, megjithatë, afërsia do të jetë një faktor i rëndësishëm”, theksoi ai.

Edhe pse Turqia sheh vonesa në qasjen në Evropë pasi është jashtë BE-së, ekziston mundësia që vendi të bëhet furnizuesi kryesor, tha Karaçelebi.

“Në këtë fazë, nëse ne mund të mbajmë shpejtësinë dhe besueshmërinë tonë të prokurimit në nivelet e duhura dhe të rrisim shpejtësinë tonë të zhvillimit të produktit dhe të tregojmë gatishmërinë tonë, ne mund të preferohemi më shumë”, argumentoi ai.

Ai rikujtoi se pandemia gjithashtu preku sektorin e logjistikës, ku vendet morën disa masa, siç janë izolimi i shoferëve dhe mbrojtja e kufijve.

“Me pak fjalë, transporti ndërkombëtar u përball me shumë probleme dhe zhvilloi rrugë dhe metoda të reja shumë shpejt”, tha ai.

Gjatë periudhës së pandemisë, kërkesa e njerëzve për tregti elektronike u rrit dhe kompanitë bënë investime në këtë fushë, shtoi Karaçelebi.

Pas origjinës në Kinë dhjetorin e kaluar, COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Aktualisht rajonet më të goditura janë Evropa dhe SHBA.

Pandemia ka marrë më shumë se 264.400 jetë në të gjithë botën, me mbi 3.77 milionë të infektuar dhe 1.25 milionë të shëruar, sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins” në SHBA.

Në Turqi, virusi, që nga shpërthimi i tij, ka infektuar 131.744 persona ndërsa shkaktoi 3.584 vdekje dhe mbi 78.200 janë shëruar deri më tani.