Turqia ndihmon Somalinë me 12 automjete të blinduara

Automjetet e blinduara ushtarake që arritën në Mogadisho, kryeqyteti i Somalisë, iu dorëzuan autoriteteve me një ceremoni.

Turqia në kuadër të luftës kundër organizatës terroriste Esh-Shebab dërgoi në Somali 12 automjete të blinduara.

Automjetet e blinduara ushtarake që arritën në Mogadisho, kryeqyteti i Somalisë, iu dorëzuan autoriteteve me një ceremoni.

Në ceremoni ishin të pranishëm, ambasadori i Turqisë në Mogadisho Mehmet Yilmaz, ministri i Mbrojtjes i Somalisë Hassan Ali Muhammed, Shefi i Ushtrisë së Somalisë Yusuf Odawa Rageh dhe një numër i madh i zyrtarëve, raporton TRT.

Në fjalën e rastit ambasadori turk Yilmaz deklaroi se Turqia do të vazhdojë të mbështesë Somalinë në çdo aspekt.

Ndërkaq ministri i Mbrojtjes Muhammed tha se automjetet e blinduara të dërguara nga Turqia do të ndihmojnë në operacione kundër organizatës terroriste Esh-Shebab.

Ndërsa Shefi i Ushtrisë së Somalisë Rageh falënderoi Turqinë për ndihmat e dërguara dhe tha: “Sot ndodhemi këtu për të marrë në dorëzim automjetet bashkëkohore të blinduara të ardhura nga vendi mik e vëlla Turqia. Ne e falënderojmë për mbështetjen e dhënë vendit dhe ushtrisë tonë”.