Turqia neutralizon disa terroristë të PKK-së në Sirinë veriore dhe Irak

Turqia neutralizon 10 terroristë të PKK-së në Sirinë veriore dhe 11 terroristë të PKK-së në veri të Irakut...

Ushtria turke neutralizoi dhjetë terroristë të YPG/PKK-së në Sirinë veriore, njoftoi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim në Twitter, ministria tha se bëhet fjalë për tetë terroristë të PKK/YPG-së, të cilët u zbuluan duke planifikuar sulme ndaj trupave turke në zonën e operacionit “Burimi i Paqës”, si dhe dy terroristë të tjerë të PKK/YPG-së që përpiqeshin të depërtonin në zonën e operacionit “Mburoja e Eufratit”.

Autoritetet turke në përgjithësi përdorin fjalën “neutralizim” për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose janë kapur.

Turqia filloi tri operacione të suksesshme antiterroriste përtej kufirit të saj në veri të Sirisë për të parandaluar formimin e një korridori terrorist dhe për të mundësuar zgjidhjen paqësore nga vendasit: Mburoja e Eufratit (2016), Dega e Ullirit (2018) dhe Burimi i Paqes (2019).

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e radhitur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjës për vdekjen e 40.000 personave, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.Turqia neutralizon 10 terroristë të PKK-së në Sirinë veriore

Forcat turke të sigurisë neutralizuan 11 terroristë të PKK-së në rajonin Metina në veri të Irakut, njoftoi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë.

“Pas përpcaktimit me mjetet e zbulimit dhe vëzhgimit, në rajonin Metina në veri të Irakut u neutralizuan nëpërmjet një operacioni të mbështetur nga ajri 11 anëtarë të organizatës terroriste separatiste PKK”, tha ministria turke në Twitter.

“Pozicionet strehimore të organizatës terroriste do të shkatërrohen të gjitha”, shtoi ajo.

Organizata terroriste PKK shpesh përdor Irakun verior për të planifikuar sulme ndërkufitare ndaj Turqisë.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjës për vdekjen e 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.Turqia neutralizon 11 terroristë të PKK-së në veri të Irakut