Turqia rrit pagën minimale me 21%

Sipas ministrit Selcuk, paga e re minimale me rritjen e saj do të jetë 7 pikë më lart se inflacioni, që këtë vit shënoi disa pika kulmore të larta.

Ministri i Punës në Turqi, Zehra Zumrut Selcuk, bëri me dije se autoritetet kanë vendosur të rrisin me 21% pagën minimale, duke e çuar në 2825 lira ose rreth 376 dollarë.

Sipas ministrit Selcuk, paga e re minimale me rritjen e saj do të jetë 7 pikë më lart se inflacioni, që këtë vit shënoi disa pika kulmore të larta.

Banka Qendrore e Turqisë raportoi një inflacion në nivelet 12.1% për vitin 2020 dhe parashikon që ai të ulet në 9.4% për vitin e ardhshëm.

Lajme të ngjashme