Turqia shënon 97-vjetorin e Ditës së Republikës

Më 29 tetor të vitit 1923, Atatürk zyrtarisht shpalli emrin e kombit dhe statusin e vendit si republikë

Kremtimet që shënojnë 97-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë kanë filluar me vizitën e zyrtarëve shtetëror në mauzoleun e themeluesit të vendit Mustafa Kemal Atatürk në Anıtkabir në kryeqytetin Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).

ër të shënuar ditën, presidenti Recep Tayyip Erdoğan ka vizituar mauzoleun në Anıtkabir, ndërsa më vonë do të pranojë përshëndetjet në kompleksin presidencial.Turqia shënon 97-vjetorin e Ditës së Republikës

Më herët, Erdoğan uroi kombin e tij për përvjetorin e 97-të të Republikës.

“Urime 29 tetori, Dita e Republikës e të gjithë qytetarëve tanë, që jetojnë brenda dhe jashtë shtetit”, tha ai në mesazhin e urimit.

Më tej, Erdoğan përkujtoi Atatürk-un, “heronjtë në luftën tonë për pavarësi, si dhe të gjithë dëshmorët dhe veteranët që luftuan për Republikën e Turqisë”.Turqia shënon 97-vjetorin e Ditës së Republikës

“Vendi ynë do të vazhdojë të veprojë sipas vizionit dhe axhendës së saj, pavarësisht se çfarë thonë ose bëjnë të tjerët”, theksoi presidenti Erdoğan.

Dita e Republikës po festohet në të gjitha provincat e Turqisë, si dhe në përfaqësitë e vendit jashtë.

Ceremonia qendrore mbahet në kryeqytetin Ankara, ndërsa në mbarë vendin do të mbahen ngjarje të ndryshme, përfshirë koncerte, marshime dhe shfaqje fishekzjarresh.Turqia shënon 97-vjetorin e Ditës së Republikës

Më 29 tetor të vitit 1923, Atatürk zyrtarisht shpalli emrin e kombit dhe statusin e vendit si republikë.

Më pas u zhvillua një votim në Asamblenë e Madhe Kombëtare dhe Atatürk, një burrështetas revolucionar, me votim unanim u zgjodh presidenti i parë i Republikës së Turqisë.

Që atëherë, Turqia feston Ditën e Republikës çdo 29 tetor.

Lajme të ngjashme