Turqia shkatërron objektiva të PKK-së në veri të Irakut

Shtatmadhoria e Ushtrisë turke tha se sulmet ajrore u zhvilluan të mërkurën në rajonet Hakurk, Avasin-Basyan, Sinath-Haftanin, Metina dhe Kandil në veri të Irakut

Forcat ajrore turke kanë shkatërruar disa objektiva terroriste të PKK-së në veri të Irakut si pjesë e operacionit kundër terrorizmit, bëri të ditur sot ushtria, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim në Twitter, Shtatmadhoria e Ushtrisë turke tha se sulmet ajrore u zhvilluan të mërkurën në rajonet Hakurk, Avasin-Basyan, Sinath-Haftanin, Metina dhe Kandil në veri të Irakut.

Depot e armëve dhe strehimoret e përdorura nga terroristët u shkatërruan gjatë operacionit, thuhet në njoftim.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40.000 personave, përfshirë gra dhe fëmijë.