Turqia shpërndan 5 maska në javë falas për qytetarët

Vetëm qytetarët nga mosha 20 deri në 65 mund të aplikojnë për të përfituar këto maska.

Turqia ka filluar me shpërndarjen e maskave për qytetarët e saj për të luftuar përhapjen e COVID-19.

Qytetarët mundet që të aplikojnë për 5 maska falas në javë përmes portalit qeveritar ePttAVM.com.

Vetëm qytetarët nga mosha 20 deri në 65 mund të aplikojnë për të përfituar këto maska.

Këtë të hënë, Presidenti i vendit Erdogan ka njoftuar për shtimin e masave izoluese në vend.

Asnjë qytetarë nuk mundet që të futet brenda supermarketeve ose në vendet publike pa patur një maskë mbrojtëse, transmeton Koha Jonë.

Deri më tani në Turqi janë konfirmuar mbi 27 mijë persona të infektuar, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 574.