Turqia, vendi i dytë pas Kinës që nisi mësimin në distancë në nivel kombëtar gjatë pandemisë COVID-19

Numri i përgjithshëm i nxënësve ku është përhap virusi është 1,5 miliard, ose 87 për qind e numrit të përgjithshëm të nxënësve.

Turqia, u bë vendi i dytë pas Kinës që nisi arsim në distancë në nivel kombëtar për miliona nxënës, pasi pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) privoi nga arsimi konvencional mbi 1,5 miliard nxënës në 184 shtete.

Sipas informacioneve të cilat Anadolu Agency (AA) ka përpiluar nga burime të ndryshme, pandemia e koroanvirusit, shkaktoi ndërprerje në arsimin e nxënësve të 184 vendeve.

Hulumtimet që janë bërë tregojnë se në vendet ku janë mbyllur shkollat për shkak të pandemisë, nuk kanë themeluar një sistem të arsimit në distancë, të ngjashëm me atë të Turqisë që është në nivel kombëtar.

Numri i përgjithshëm i nxënësve ku është përhap virusi është 1,5 miliard, ose 87 për qind e numrit të përgjithshëm të nxënësve.

Ministria e Arsimit në Turqi, menjëherë pas ndërprerjes së arsimit në kuadër të masave të marrë kundër koronavirusit, me 3 kanale të reja të televizionit dhe Rrjetit të Informacionit dhe Arsimit (EBA) me kapacitet të përforcuar, filloi arsim në distancë për mbi 18 milionë nxënës.

Arsimi në distancë nga televizionet e TRT-së filloi më 23 mars, ndërsa më pas me rekomandimin e Këshillit Shkencor u vendos që ky sistem të vazhdojë deri më 30 prill.