Këto donacione individuale arritën deri në 17.6 miliardë lira turke (3.1 miliardë dollarë) që përbën 0.5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të vendit, tha Fondacioni i Sektorit të Tretë të Turqisë (TUSEV).
Pothuajse 90 për qind e donacioneve janë bërë drejtpërdrejt, të afërmve, fqinjëve ose lypësve, ndërsa pjesa tjetër është bërë përmes organizatave jofitimprurëse, thuhet në raport.
Raporti po ashtu vuri në dukje se gati gjysma e njerëzve japin bamirësi bazuar në besimin fetar Islam.


