“U dëmtua në kokë e këmbë”, policia zbardh ngjarjen në Sauk: Nuk u përdor armë zjarri, plagosja me mjete të forta pas një sherri

Policia e Tiranës ka zbardhur detaje mbi plagosjen e ndodhur mbrëmjen e sotme, në zonën e Saukut. Policia sqaron se është plagosur me mjete të forta, dhe jo me armë zjarri siç u raportua në fillim, 38-vjeçari Santi Xhaferi.

Sipas policisë, 38-vjeçari është konfliktuar me një person tjetër dhe për pasojë ka marrë plagë në kokë dhe në këmbë.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:20, ka mbërritur me ambulancë në spital, jashtë rrezikut për jetën shtetasi S. Xh.,38 vjeç, i cili kishte dëmtime në kokë dhe ne këmbët, ku paraprakisht u dyshua se ishte plagosur me armë zjarri

Nga këqyrja e mëtejshme e bërë nga mjekët rezultoi se dëmtimet janë shkartuar me mjete të forta dhe jo nga armë zjarri

Ngjarja ka ndodhur ne afërsi të rrethrrotullimit të rrugës së Elbasanit në drejtim të Saukut, ku fillimisht shtetasi S.Xh, është transportuar me një automjet drejt Sanatoriumit në Sauk dhe më pas është kërkuar ndihma e ambulancës e cila e ka transportuar në SQU për ndihmë mjekësore.

Nga veprimet e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti me një shtetas tjetër.

Personat që e kanë transportuar drejt Sanatoriumit me mjet janë shoqëruar në ambientet e Komisariat të Policisë Nr 1 për sqarimin e rrethanave te ngjarjes.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. /Balkanweb