Rëndohet bilanci i COVID-19 në Shqipëri. Pas mësuesit 39-vjeçar Gazion Rusi, nga Shkodra, një gardist 58-vjeçar ka ndërruar jetë sot në spitaln “Shefqet Ndroqi”. Viktima, G.P., mësohet se ka qenë gardist dhe ka shërbyer si shoferi i ministres Elisa Spiropali.
Ai ka shfaqur dy ditë më parë simptomat e COVID-19 dhe situata sa ka ardhur duke u përkeqësuar. Ai ka shkuar me temperaturë të lartë në spital, por për fat të keq nuk ka mundur dot që të shpëtojë.
Ende nuk ka një konfirmim nga Ministria e Shëndetësisë për rastin. Gardisti bëhet kështu viktima e 140 nga COVID-19 në Shqipëri dhe pritet të raportohet në përditësimin ditor të të dhënave që bëhet nga autoritetet.


