Ka ndërruar jetë në spital 23-vjeçari shqiptar Atilio Drekai i cili u godit me shkopa bejzbolli në Itali.
Shqiptari 23-vjeçar iu nënshtrua dy operacioneve për t’i shpëtuar jetën, ndërsa mjekët kanë verifikuar vdekjen e trurit dhe ai është shkëputur nga pajisja që e mbante gjallë.
Ndërkohë edhe miku i tij italian, Pier Francesco Ferrari është në gjendje të rëndë shkruajne mediat vendase.
Dy të dhunuarit u kapën në pritë nga një grup prej 4-5 vetash në një parking në Mottella, teksa i kishte telefonuar një i njohuri i tyre për ti caktuar vendin e takimit.
Dyshohet se shqiptari dhe italiani kanë pasur një mosmarrëveshje me grupin që patën konfliktin për shkak të tregtisë së drogës.

