U hodh nga kati i tretë i infektivit, humbet jeten 69 vjeçari

Nuk ia ka dalur 69 vjeçari Reshat Grembi, i cili u hodh dje nga kati i tretë i infektivit, ku po kurohej për Covid-19.

Ngjarja ndodhi gjatë paradites së djeshme dhe megjithë përpjekjet e stafit mjeksorë për ta mbajtur në jetë, 69 vjeçari ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Ky është rasti i katert i vetevrasjes duke u hedhur nga spitali i infektivit i te shtruarve me Covid-19, duke e bere situaten vertetë alarmante.