U përkeqësua gjendja e tij, Skënder Gega niset drejt Turqisë

Rëndohet gjendja e Skënder Gegës nga Covid-19, trajneri dërgohet në Turqi...

Skënder Gega po luan “ndeshjen” më të vështirë të jetës së tij. Trajneri i Kukësit vijon të jetë i prekur nga COVID-19 por gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar në ditët e fundit.

Pavarësisht se kishte simptoma të theksuara, Gega vendosi që të kurohej në shtëpi por gjendja e tij është përkeqësuar duke bërë që mëngjesin e sotëm të udhëtojë drejtë Turqisë për një trajtim më të specializuar për mushkëritë:

Komunikatë e Klubit të Kukësit:

Futboll Klub Kukësi njofton se trajneri Skënder Gega ka udhëtuar mëngjesin e sotëm drejt Turqisë. Gjendja shëndetësore e trajnerit u rëndua ditët e fundit dhe për një trajtim më të specializuar për mushkëritë, ka udhëtuar drejt Stambollit.
Klubi i uron trajnerit shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në krye të skuadrës.