U rizgjodh President i Italisë/ Balla uron Sergio Mattarellan: Model i shkëlqyer i kryetarit të shtetit që përfaqëson unitetin kombëtar

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar presidentin e ri të Italisë, Sergio Mattarella për rizgjedhjen në krye të shtetit.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se Mattarella është pa asnjë diskutim modeli i shkëlqyer i kryetarit të shtetit që përfaqëson unitetin kombëtar, i cili pranoi rizgjedhjen në detyrë me sensin e plotë të përgjegjësisë që buron nga pozicioni i Presidentit të Republikës. President normal

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Urimet më të mira Presidentit të Italisë 🇮🇹 Sergio Mattarella për rizgjedhjen! Ai është pa asnjë diskutim modeli i shkëlqyer i kryetarit të shtetit që përfaqëson unitetin kombëtar, i cili pranoi rizgjedhjen në detyrë me sensin e plotë të përgjegjësisë që buron nga pozicioni i Presidentit të Republikës. President normal👏