U vaksinua me dozën e tretë kundër Covid-19, Tritan Kalo mesazh ndërgjegjësues: Të përdorim çdo mjet mbrojtës kundër pandemisë

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo ka marrë dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit.

Ai u bën apel qytetarëve se nëse janë të bindur për efektshmërinë e vaksinimit të mos hezitojnë për tu vaksinuar kundër virusit Covid.

Nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, Kalo shprehet se vetendërgjegjësimi është thelbi për ruajtjen e shëndetit në këtë kohë pandemie, duke shtuar se vaksinimi ul shumë rrezikun e infektimit, apo format e rënda të koronavirusit.Kalo

Statusi:

Kohë kovidiane…. 2.11.2021….VETNDËRGJEGJËSIMI mbetet thelbi i ruajtjes së Shëndetit të çdo individi dhe të vetë shoqërisë sonë në çdo kohë e në çdo rrethanë….Përgjatë Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19, ky vetndërgjegjësim bëhet edhe më i rëndësishëm….Në ndërkohë historia e Pandemive të tjera ka treguar se edhe trinomi MHD (Maskë, Higjenë personale e kolektive, Distancim fizike, kur dhe ku është e mundëshme), të përforcuara me VAKSINIMIN specifik, në këtë rast ndaj virusit jetëlëndues dhe jetëmarrës të Sars-Cov2/Covid-19…..Vaksinimi e ul shumë rrezikun e infektimit, të kalimit të formave të rënda të infeksionit apo të humbjeve të jetës prej tij në të gjithë grup-moshat e popullatës ku ato janë testuar, sidomos në individët me komorbozitete si dhe ata/ato, që për arësye të profesionit janë më të ekspozuar ndaj kësaj “flame mbarëbotërore”….I renditur në “vijën e zjarrit” të përkujdesjes për të sëmurët me Covid-19, që me fillimin e Pandemisë dhe me rrezik maksimal të infektimit nga virusi Sars-Cov2/Covid-19, e shoh të domozdoshme të përdor çdo mjet mbrojtje ndaj tij përfshirë edhe Vaksinën….SOT mora dozën e tretë të saj dhe ndihem për bukuri…Nëse jeni të bindur për efektshmërinë e Vaksinimit mos hezitoni të përftoni prej dobiprurjes nga marrja e saj….GOJËLIGËSIA mundet tju ysht të hezitoni në bërjen e vaksinës, por unë personalisht e familjarisht jemi të vaksinuar…. Together forever!!!

252756159 4875828512441876 1209547874896399895 N