U zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i PS, Gjiknuri: Sfidë dhe përgjegjësi e madhe, do të jap më të mirën

Në një prononcim për mediat, ish-ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, tashmë i sapo zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i PS, tregoi rëndësinë dhe sfidën që e pret për të ardhmen.

Ai tha se pozicioni i sapoemëruar është një sfidë e madhe dhe nënvizoi se do të japë më të mirën në këtë pozicion. Gjiknuri theksoi se të qenurit ministër nuk është se do të ndryshonte asgjë, pasi Partia Socialiste çdo ditë sipas tij është një angazhim i ri dhe i mbushur me sfida.

“Unë kandidimin tim të parë e kam pasur në Qarkun e Elbasanit. Është një detyrë e vështirë, sfidë e madhe. Natyrshëm që edhe unë kam eksperiencën time dhe do të bëj më të mirën të mundshme punën e nisur.

PS është konfirmuar si një forcë fituese, shumë aktive dhe e aftë për t’u transformuar dhe e qartë për të ardhur. Është një sfidë e mirëpritur. Pozicioni i sfidës së PS nga menaxhimi i përditshëm është një sfidë e madhe dhe e mirëpres. (Do të dëshiroje të ishe ministër) Kjo (Sekretar i Përgjithshëm) është një pritshmëri e mirë dhe për mua, nuk kam ndonjë shqetësim në këtë drejtim”, tha Gjiknuri.