“Uefa Best Player”, Lewandowski kundër Neuer dhe De Bruyne, ngelin jashtë Cr7 dhe Messi

Kevin De Bruyne, Robert Leëandoëski dhe Manuel Neuer janë 3 kandidatët për fitoren e çmimit si lojtari më i mirë i vitit i UEFA. Vetë qeveria e futbollit evropian konfirmoi emrat e 3 finalistëve për fitoren e këtij trofeu prestigjioz individual.

Suksesi i Bayernit të Mynihut në Ligën e Kampioneve, të cilën skuadra bavareze e fitoi për të 6 herë në histori, bën që Robert Lewandowski të jetë favoriti kryesor për të fituar cmimin e Lojtarit më të mirë të UEFA në ceremoninë që do të zhvillohet në 1 tetor gjatë hedhjes së shortit të fazës së Grupeve të Ligës së Kampioneve për sezonin 2020/21

Për më tepër, sulmuesi polak është edhe shënuesi më i mirë i Ligës së Kampioneve të sezonit të kaluar me 15 gola, po kështu edhe i Bundesligës. Lewandowski ishte protagonisti absolut i Bayernit në fitoren e 3 trofeve sezonalë dicka që skuadra bavareze e arrin për herë të dytë pas vitit 2013. Robert Lewandowski këtë vit kishte shanse të shumta të fitonte edhe Topin e Artë, por ky trofe u vendos të mos jepet nga France Football për shkak të pandemisë coronavirus.

Po kështu edhe Neuer hyn në këtë garë për çmimin e lojtarit më të mirë të vitit, ndërkohë që UEFA vendosi të shpërblejë edhe mesfushorin e Manchester City Kevin De Bruyne për sezonin pozitiv që zhvilloi edhe pse skuadra e Citizens u eliminua në çerekfinale të Ligës së Kampioneve në mënyrë surprizë nga Lyoni.

Në të njëjtën kohë UEFA publikoi edhe emrat e kandidatëve për Cmimin trajneri më i mirë i vitit dhe këtu Gjermania është dominuese absolute pasi në garë për të janë pikërisht Hansi Flick i Bayernit, Nagelsmann i Leipzig dhe Jurgen Klopp i Liverpoolit. Flick që mori drejtimin e Bayernit në mes të sezonit duke zëvendësuar Niko Kovac është padyshim favoriti kryesor kundrejt bashkëkombasve të tij gjermanë