UEFA Conference League, sa para do të çojë në shtëpi skuadra fituese

Roma dhe Feyenoord-i do të përpiqen sot në “Air Albania”, të marrin një trofe pas shumë vitesh.

Mijëra tifozët e të dyja skuadrave që luajnë këtë të mërkurë në ndeshjen finale të UEFA Conference League, presin të festojnë triumfin e skuadrës së tyre, por gjithçka do të zbulohet në fushë, duke nisur nga ora 21:00.

Përveç kupës, skuadra fituese do të marrë dhe 5 milionë euro, ndërsa skuadra tjetër që do të shpallet nënkampione do të marrë 3 milionë euro.