Ulen infektimet me COVID/ Humb jetën 84-vjeçarja, 34 të prekur në spital

Numri i të infektuarve me COVID në vendin tonë është përgjysmuar gjatë 24 orëve të fundit, krahasuar me një ditë më parë.

Në 24 orët e fundit nga 937 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 427 qytetarë.220 janë në Tiranë, 21 në Fier, 20 në Lushnje, 17 në Vlorë, 16 në Berat, 15 në Durrës, nga 12 qytetarë në Kavajë, Gjirokastër, 11 në Sarandë, 10 në Divjakë, 8 në Tepelenë, nga 7 qytetarë në Fushë Arrëz, Krujë, Dibër, nga 6 qytetarë në Mirditë, Pogradec, nga 4 qytetarë në Vorë, Poliçan, nga 3 qytetarë në Kukës, Tropojë, Finiq, Gramsh, nga 2 qytetarë në Has, Mallakastër, Delvinë, Përmet, nga 1 qytetar në Pukë, Lezhë, Selenicë, Himarë,

9,201 qytetarë janë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 34 pacientë. Në 24 orët e fundit ka humbuer jetën një 84-vjeare nga Fieri.
Janë shëruar 789 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 284,013 që nga fillimi i epidemisë.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika (18 Korrik 2022)
Raste të reja ditore 427
Të shëruar në 24 orë 789
Të shtruar në spitale 34
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 937

Testime totale 1,885,330
Raste pozitive 296,732
Raste të shëruara 284,013
Raste Aktive 9,201
Humbje jete 3,518

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5,591
Durrës 742
Fier 728
Shkodër 432
Vlorë 429
Berat 315
Elbasan 284
Gjirokastër 213
Lezhë 179
Korçë 134
Dibër 95
Kukës 59