Ushqimet që duhet të konsumoni për dhëmbë të shëndetshëm

Ndërsa prej ushqimeve që dëmtojnë dhëmbët, përpos pijeve të gazuara me sheqer dhe ëmbëlsirave, përfshihen edh frutat e thata, biskotat e kripura, thjerrëzat dhe fasuleve.

Përpos larjes së kujdesshme të dhëmbëve dhe vizitave te dentisti, ushqimi është faktori kryesorë që ndikon në të pasurit dhëmbë të shëndtshëm. Natyrisht këtu luan rol edhe trashëgimia, mirëpo një stil jete i shëndetshëm, mund të tejkalojë trashëgiminë.

Ushqimi përpos që ndikon në shëndetin e dhëmbit, parandalon edhe sëmundjet e mishrave të dhëmbëve dhe kavitetin, raporton Agroweb.

Po sjellim për ju, disa prej ushqimeve që rekomandojnë ekspertët për dhëmbë më të shëndetshëm.

Qumështi dhe nënproduktet e tij – I pasur me kalcium, fosfat dhe sasi të mëdha të vitaminës D e bën të mundshme për organizmin konsumimin e kalciumit, qumështi është një prej ushqimeve kryesore për dhëmbë të mirë. Edhe nënproduktet e tij, sikur djathi dhe kosi, janë zgjidhje e mirë për kockat dhe dhëmbët sepse ndihmojnë në sekretimin e pështymës.

Agrumet – Portokalli, fiku dhe qitro rekomandohen për shëndetin e gojës, mirëpo nuk duhet tepruar. Agrumet përmbajnë sasi të mëdha të vitaminës C, e cila u bën mirë mishrave dhe pengon inflamacionin e tyre.

Barishtet – Bimët e gjelbëra si rukola, spinaqi, kalë, të cilat mund të i konsumojmë në formë sallatash apo erëzash, janë të pasura me probiotikë të cilët shumojnë bakteriet e mira në gojë. Sa më e errët të jetë barishtja, aq më e lartë është përmbajtja e mineraleve që u bëjnë mirë dhëmbëve.

Ndërsa prej ushqimeve që dëmtojnë dhëmbët, përpos pijeve të gazuara me sheqer dhe ëmbëlsirave, përfshihen edh frutat e thata, biskotat e kripura, thjerrëzat dhe fasuleve. Këto përmbajnë acid fitik që pengon përthithjen e ushqyesve nga dhëmbët.