Ushtarët turq fillojnë detyrën e patrullimit në Munbixh

Elementet e TSK-së dhe forcave amerikane në kuadër të udhërrëfyesit të Munbixhit, kanë filluar aktivitetet e patrullimit në linjën mes Munbixhit dhe zonës së operacionit "Mburoja e Eufratit", njoftoi ushtria turke

Elementet e Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) dhe forcave amerikane filluan aktivitetet e patrullimit në linjën mes Munbixhit dhe zonës së operacionit “Mburoja e Eufratit” në veri të Sirisë, njoftoi ushtria turke, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Elementet e TSK-së dhe forcave amerikane në kuadër të udhërrëfyesit të Munbixhit dhe principeve të sigurisë për të cilat është arritur marrëveshje më parë, kanë filluar aktivitetet e patrullimit në linjën mes Munbixhit dhe zonës së operacionit ‘Mburoja e Eufratit'”, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë në një postim në Twitter.

Ndryshe, udhërrëfyesi u shpall për herë të parë pas një takimi në Washington javën e kaluar midis ministrit të Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Marrëveshja fokusohet në tërheqjen e organizatës terroriste YPG/PKK nga qyteti verior i Sirisë dhe stabilitetin në rajon.

Nëse modeli i Munbixhit rezulton i suksesshëm, Turqia do të kërkojë arritjen e një marrëveshjeje të ngjashme edhe në Sirinë lindore.

YPG/PKK me ndihmë të SHBA-së në gusht të vitit 2016 okupoi qytetin e Munbixhit pas e mori kontrollin nga organizata terroriste DEASH.

SHBA, e cila ka mbështetur YPG/PKK-në nën pretekstin e luftës kundër DEASH-it, i kishte garantuar Turqisë se YPG/PKK do të tërhiqej nga qyteti pas pastrimit nga DEASH-i, por një gjë të tillë nuk e kishte realizuar.

Mbi 90 për qind e popullsisë së Munbixhit përbëhet nga arabët.