Ushtria turke neutralizon 11 terroristë të PKK/YPG-së

Terroristët ishin në përpjekje të infiltrimit në rajonin e çliruar me operacionin "Burimi i Paqes", njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Turqisë

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë njoftoi se ka neutralizuar 11 terroristë të PKK/YPG-së, të cilët ishin në përpjekje të infiltrimit në rajonin e çliruar me operacionin “Burimi i Paqes”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga ministria bëhet e ditur se është zhvilluar një operacion ndaj terroristëve të YPG/PKK-së të cilët ishin në përpjekje për të prishur rendin dhe qetësinë në rajon.

“11 terroristë të PKK/YPG-së janë neutralizuar në operacionet e zhvilluara. Do të vazhdohen të merren çdo lloj të masave për vazhdimin e paqes dhe qetësisë në rajon”, thuhet nga ministria.Ushtria turke neutralizon 11 terroristë të PKK/YPG-së