Ushtria turke neutralizon terroristët që ishin në përgatitje të sulmeve

Në një deklaratë nga Shtatmadhoria Turke thuhet se më 11 dhe 12 korrik janë kryer operacione ajrore ndaj rajonit Zap në veri të Irakut dhe në zonën rurale të Bitlisit

 Forcat e Armatosura Turke (TSK) në operacionet ajrore të kryera dje dhe sot ndaj rajonit Zap në veri të Irakut dhe zonës rurale të qytetit jugor të Turqisë, Bitlis, kanë neutralizuar tetë terroristë që ishin në përgatitje të sulmeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Shtatmadhoria Turke thuhet se më 11 dhe 12 korrik janë kryer operacione ajrore ndaj rajonit Zap në veri të Irakut dhe në zonën rurale të Bitlisit.

Si rezultat i operacioneve janë neutralizuar 8 terroristë, të cilët ishin në përgatitje të sulmeve.