Ushtronte dhunë në familje, arrestohet 35-vjeçari në Vlorë

Një 35-vjeçar nga Vlora, është arrestuar sot, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje.

Shtetasi me iniciale G.R. do të hetohet nga prokuroria e rrethit.

Njoftimi i policisë:
Në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit G. R., 35 vjeç, banues në Vlorë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.