Vaksina e Pfizer dhe BioNTech, BE nënshkruan kontratë për deri në 300 milionë doza

Sipas BioNTech, kontrata do të garantojë furnizimin e 200 milionë dozave, me një mundësi për të blerë edhe një shtesë prej 100 milionë dozash.

Bashkimi Europian ka nënshkruar zyrtarisht një kontratë të katërt me kompaninë farmaceutike Pfizer të Shteteve të Bashkuara dhe gjermanes BioNTech për të blerë deri në 300 milionë doza të vaksinës së tyre kundër koronavirusit, nëse do të provohet të jetë e sigurt dhe efektive kundër tij.

“Pas njoftimit premtues të së hënës nga BioNTech dhe Pfizer mbi perspektivat për vaksinën e tyre, unë jam shumë i lumtur të njoftoj marrëveshjen e sotme … për të blerë 300 milion doza,” njoftoi Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.

Sipas BioNTech, kontrata do të garantojë furnizimin e 200 milionë dozave, me një mundësi për të blerë edhe një shtesë prej 100 milionë dozash. Kompania farmaceutike thotë se pret që dërgesat të fillojnë në fund të vitit 2020, në pritje të miratimit të vaksinës nga Agjencia Europiane e Mjekësisë.

“Si një kompani e themeluar në zemër të Europës, ne po shohim përpara për të furnizuar miliona njerëz pas miratimit të rregullatorit,” tha Ugur Sahin, CEO i BioNTech në një deklaratë të kompanisë.

“Qëllimi ynë është të krijojmë një vaksinë të sigurt dhe efektive për të kontribuar në përfundimin e kësaj pandemie. Vetëm përmes përpjekjeve të përbashkëta do të jemi në gjendje ta bëjmë këtë, “shtoi Sahin./CNN