Vaksinat COVID-19 të porositura nga Kina do të mbërrijnë nesër në Turqi

Grupi i parë prej 3 milionë dozave të vaksinës kundër COVID-19 do të mbërrijnë nesër me avionin e THY-së nga kryeqyteti kinez Pekin në Stamboll

Grupi i parë i vaksinave kundër koronavirusit të ri (COVID-19) që Turqia i ka porositur nga Kina do të mbërrijnë nesër në Stamboll, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën nga Zyra e Shtypit të Turkish Airlines (THY), grupi i parë prej 3 milionë dozave të vaksinës kundër COVID-19 do të mbërrijnë nesër me avionin e THY-së nga kryeqyteti kinez Pekin në Stamboll.

Sipas njoftimit, 17 kontejnerët më pas do të transportohen në Ankara nëpërmjet një avioni tjetër të THY-së.