Vala e dytë godet rëndë Eurozonën. Ekonomia pritet të bjerë sërish në recesion prej masave të karantinës

Indeksi PMI i kompanisë Markit, që shihet si një tregues i mirë mbi gjendjen ekonomike, ra në 50 pikë në muajin Tetor

Rimëkëmbja ekonomike e Eurozonës ngeci në muajin e kaluar, ndërkohë që vala e dytë e koronavirusit dhe masat e kufizimeve goditën aktivitetin në industrinë e madhe të shërbimeve, ç’ka tregon për një recession të dyfishtë. Së bashku me vendet homologe, Franca dhe Gjermania, që janë dy ekonomitë më të mëdha, kanë rivendosur masa të ashpra të karantinës, që me shumë gjasa do të kenë pasoja ekonomike, pasi restorantet, palestrat dhe dyqanet do të mbyllen, ndërkohë që njerëzit qëndrojnë në shtëpi.

Analistët thonë se ndërkohë që masat kundër Covid-19 po ashpërsohen, rimëkëmbja me shumë mundësi do të tërhiqet.  Ekonomia e Eurozonës u tkurr me 11.8% në tremujorin e dytë, por u zgjerua me një normë më të madhe se ç’pritej prej 12.7% në Korrik-Shtator, pasi u hoqën shumë prej kufizimeve.  Megjithatë, rritja e rasteve me Covid-19 përbën një rrezik serioz tek rimëkëmbja ekonomike.

Indeksi PMI i kompanisë Markit, që shihet si një tregues i mirë mbi gjendjen ekonomike, ra në 50 pikë në muajin Tetor. Niveli i 50 pikëve shihet si vijë ndarëse mes tkurrjes ekonomike dhe rimëkëmbjes. Kjo erdhi prej rënies së sektorit të shërbimeve, që rezultoi në nivelin më të ulët që prej Majit, kur vala e parë e koronavirusit po godiste Evropën. Analistët thonë se ofruesit e shërbimeve janë goditur rëndë, prej sektorëve në kontakt me konsumatorët si mikpritja, duke eklipsuar lajmin pozitiv të fuqizimit të manifakturës. /scan