Vangjush Dako në fushatë, reagon kandidati i PD në Durrës: Kërkon të shndërrojë qytetin në ‘non grata’

Kandidati i PD për kryetar bashkie në qytetin e Durrësit, Luan Hoti ka reaguar pas fotove ku ish-kryebashkiaku Vangjush Dako shihej duke kryer takime me qytetarët në njësinë numër 6.

Htoti shkruan në rrjete sociale se Dako kërkon të shndërrojë Durrësin në non grata. Ai shton më tej, se do të luftojnë që Durrësi t’u kthehet qytetarëve dhe t’i shërbejë vetëm atyre.

Postimi i Hotit:

Fushata Dako-Sako për kryetar bashkie kërkon ta shndërrojë qytetin tonë në non grata si Dako.

Ne do të luftojmë që Durrësi t’u kthehet qytetarëve dhe t’u shërbejë vetëm qytetarëve. Ata po luftojnë për veten e tyre!